Rreth 50 persona po presin rezultatet e testit për koronavirus në Prishtinë

Prishtina

Rreth 50 persona po presin rezultatet e testit për koronavirus në Prishtinë

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 15:32
Foto Ilustrim

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, tha se rreth 50 persona janë duke pritur rezultatet e testit për koronavirus.

Gashi ka konfirmuar se këta 50 persona janë të gjitha raste kontakti.

“Po, rreth 50 personave u janë marrë mostrat për testim në Komunën e Prishtinës, të gjitha rastet që merren nga ne janë raste kontakti”, tha Gashi.

Ndërkaq, në Komunën e Prishtinës ka një javë që tashmë janë rritur rastet e të infektuarve me COVID-19 dhe aktualisht janë edhe 94 raste aktive me COVID-19.

Vetëm dje, IKSHPK ka konfirmuar edhe 5 raste të reja nga Prishtina, të gjitha raste kontakti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat