Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për sulm seksual

Prishtina

Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për sulm seksual

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 17:27
Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit J.I., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”, nga neni 229, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari J.I., më 15 qershor 2020, me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit për të Mitur, është ndaluar, pasi dyshohet se i njëjti kishte sulmuar seksualisht motrën e tij (të dëmtuarën-e mitur) dhe më pas kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. E njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e mitura është dërguar për ekzaminim mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat