Mbi 350 pusete të ujërave të zeza pastrohen brenda muajit në Prishtinë

Prishtina

Mbi 350 pusete të ujërave të zeza pastrohen brenda muajit në Prishtinë

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 09:31
Ilustrim

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina” sh.a përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, kanë thënë që po mirren me pastrimin e pusetave të ujërave të zeza, e një i tillë ka shpërthyer në lagjen Dardania, te kurrizi.

Kjo kompani thotë se kanë mbi 350 raste të tilla Brenda një muaji.

Ky është postimi:

Pastrimi i pusetave të ujërave të zeza është i pashmangshëm nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të rrjetit të kanalizimit.
Është punë e vështirë, e mundimshme, e lodhshme , madje të futesh brenda pusetës me fekale mund ta merrni me mend ndjenjën që shfaqet.
Ky rast që po e shihni në video është në lagjen Dardania, te kurrizi.
Punëtorët e shkëlqyeshëm që kemi pastrojnë mbi 350 raste të tilla brenda një muaji.
Të ruajmë rrjetin e kanalizimit, sepse kështu ne mbrojmë dhe ruajmë shëndetin publik!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat