Situatë kritike për furnizim me ujë, KRU “Prishtina” fillon reduktimet më 1 korrik

Prishtina

Situatë kritike për furnizim me ujë, KRU “Prishtina” fillon reduktimet më 1 korrik

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 08:51
Ilustrim

Ndonëse javëve të fundit në Kosovë moti është jostabil dhe me reshje shiu, kjo nuk ka ndikuar aspak në rritjen e nivelit në ujit në dy liqenet.

E as këtë vit banorët nuk do të “shpëtojnë” nga reduktimet e ashpërta të ujit.

Kështu ka thënë, UD i kryeshefit ekzekutiv të KRU “Prishtina” Sokol Xhafa.

Ai në një prononcim për media ka thënë se situate momentale është e rënduar dhe në nivele kritike.

Madje, Xhafa paralajmëroi se do të ketë inspektime të rrepta për kosumatorët që keqpërdorin ujin.

“Sasia e ujit në akumulim nuk garanton vazhdueshmëri të furnizimit me ujë 24 orë. Shpërndarja është duke u bërë normale për të gjithë konsumatorët, por fatkeqësisht si rëndom konsumatorët (disa prej tyre) nuk mirëkuptojnë dhe keqpërdorin ujin. Ne bashkëpunim me Komunat, respektivisht inspektoratet komunale, shumë shpejt do fillojnë inspektime shtesë në terren me qëllim që të parandalohen keqpërdorimet”, tha ai.

Xhafa shtoi se reduktimet e ujit do të fillojnë që nga 1 korriku, me qëllim që të ruajnë rezafa shtoi se reduktimet e ujit do të fillojnë që nga 1 korriku, me qëllim që të ruajnë rezervat.

Sipas tij, reduktimet do të jenë në masë të madhe mirëpo mungesa e ujit do të vërehet gjatë natës.

“Reduktimet e ujit do të fillojnë shumë shpejt, me qëllim që të ruajmë rezervat e pakta në akumulime. Reduktimet do të fillojnë në masë më të madhe nga 01.07.2020, por prapëseprapë do të jenë në orar të natës, atëherë kur kërkesa për ujë është minimale dhe nevojat po ashtu janë më të vogla”, u shpreh ai.

Sipas të dhënave, niveli i ujit në  liqenin e Batllavës është 8.15  metra  nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit 10.55 metra nën kuotën maksimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat