Sulmohet nga qentë endacakë dhe merr lëndime trupore – Komuna e Prishtinës nuk ia mori parasysh ankesën

Prishtina

Sulmohet nga qentë endacakë dhe merr lëndime trupore – Komuna e Prishtinës nuk ia mori parasysh ankesën

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 19:36
Foto

Numri i madh i qenve endacakë në rrugët e qyteteve të Kosovës shumë herë ka paraqitur problem për qytetarët dhe në raste të caktuara.

Po ashtu në disa qytete ka pasur edhe viktima e fëmijë të kafshuar nga qentë.

Një rast i sulmit nga qentë endacakë ka ndodhur të hënën në Lagjen Emshir të kryeqytetit.

F.Gashi, ka treguar se është sulmuar nga një grumbull qensh, nga të cilët ka edhe shenja kafshimi.

Gashi ka thënë se ka marrë tretman mjekësor, vaksinën kundër tërbimit.

Ndërkaq, ajo shprehet e shqetësuar për numrin e tyre në kryeqytet, pasi thotë se nuk është hera e parë që ka hasur në ta.

Po ashtu ka thënë se ka dërguar ankesë në komunën e Prishtinës, por që nuk iu është marrë parasysh, me pretekstin “ nuk kemi ku me i lënë”.

“Jam ndje e rrezikuar edhe më herët, pasi shpesh ka nëpër rrugë, qenë endacak. Kam përjetu tmerrin kur më kanë sulmu një grumbull qensh. Kam shku në komunë kam dërgu ankesë, por nuk ma kanë marrë parasysh”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, vrasja e qenve endacakë, si praktikë e mëhershme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, në vitin 2011, pati zgjuar reagime të shumta te qytetarët dhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Atë kohë ishin eliminuar rreth 300 qenë endacakë.

Në Prishtinë konsiderohet se janë rreth 3,000 qen endacakë, kurse në mbarë Kosovën thuhet se numri i tyre arrin në 200 mijë, sipas një raporti të bërë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat