Ahmeti: Pandemia nuk luftohet me manuale 200 faqëshe, duhet kujdesur që qytetarët të kenë mundësi t’i sigurojnë maskat

Prishtina

Ahmeti: Pandemia nuk luftohet me manuale 200 faqëshe, duhet kujdesur që qytetarët të kenë mundësi t’i sigurojnë maskat

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 20:12
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se duhet që institucionet të kujdesen që qytetarët t’i sigurojnë maskat.

Kjo pasiqë, sipas tij, shuma me të cilën blihet një maskë, nuk është e vogël në këtë kohë krize.

“Mbajtja e maskes është e domosdoshme dhe e përgjegjshme.  Nuk është dhe nuk mund të jetë vepër penale për shumë arsye.  Por kryesorja është arsyeja ekonomike.  Kur bëhet obligim atëherë duhet kujdesur që qytetarët kanë mundësi ta sigurojnë atë. Në krizën tonë, 50 cent për 1 maskë një përdorimshe ose 6-7 euro për ato për shumë përdorime, janë luks për shumicën e qytetarëve”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Mbajtja e maskes është e domosdoshme dhe e përgjegjshme.  Nuk është dhe nuk mund të jetë vepër penale për shumë arsye.  Por kryesorja është arsyeja ekonomike.  Kur bëhet obligim atëherë duhet kujdesur që qytetarët kanë mundësi ta sigurojnë atë. Në krizën tonë, 50 cent për 1 maskë një përdorimshe ose 6-7 euro për ato për shumë përdorime, janë luks për shumicën e qytetarëve.

Si gjithmonë krizat godasin shtresen më të varfër më së pari dhe më së shumti në terme relative por edhe absolute.  170 euro nuk janë vlerë e njejtë për dikënd që i ka milionat dhe dikënd që ka vetëm borxhe.

Kjo pandemi dhe krizat përcjellëse nuk do të mund të luftohen me manuale 200 faqëshe e as me masa të pazbatueshme, por me ndërtim të besimit të ndërsjellë të institucioneve me qytetarët, pozitë e opozitë, biznese e punëtorë.

Kjo qeveri nuk i ka 100 ditë për ta vlerësuar fillimin siç do ndodhte në një situatë normale.  Duhet dinamikë e pandalshme në Kuvend.  Takime të panumërta për të arritur kompromis.

I kuptojmë që temat tjera munden ta humbin fokusin e qeverisë, por mos i largoni sytë nga topi e ai sot është pandemia dhe kriza ekonomike. Ka mjaftueshëm media, analistë e politikanë për të folur për to.  Duhet të sigurohemi që kemi mjaftueshëm njerëz për të ndërtuar politika e koncensuz për pandeminë e ekonominë.

E në këto tema jemi në njërën anë të gjithë.  Mjafton të diskutojmë e kontribuojmë të gjithë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat