Në Komunën e Prishtinës sot priten rezultatet e 35 personave që janë testuar për COVID-19

Prishtina

Në Komunën e Prishtinës sot priten rezultatet e 35 personave që janë testuar për COVID-19

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka bërë të ditur se në mesin e këtyre mostrave të marra ka edhe punonjës shëndetësor.

Nëntë punëtorë shëndetësorë, kanë rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, prej tyre shtatë infermierë, një mjek dhe një laborant.

Gashi ka thënë se deri më tani, 50 punëtorë shëndetësorë janë dërguar në vetizolim për shkak të kontakteve me kolegët e infektuar.

E kjo situatë ka bërë që orari i punës të ndryshojë në dy qendra.

Në këtë javë Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, pritet të punojnë vetëm në orarin e paraditës.

Personeli shëndetësor ka qenë i paprekur nga virusi deri të premten e shkuar, kur u konfirmuan pesë rastet e para.

Komuna e Prishtinës ka një numër të madh të rasteve me COVID-19, ku vetëm natën e mbrëmshme janë konfirmuar 41 raste të reja.

Deri më tani janë regjistruar 625 raste prej të cilave 4 persona kanë humbur jetën, ndërsa 149 pacientë janë shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat