Kompanitë transportuese s’po i zbatojnë sa duhet masat ndaj pandemisë

Prishtina

Kompanitë transportuese s’po i zbatojnë sa duhet masat ndaj pandemisë

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 23:25
Foto ilustrim

Masat e sigurisë së qytetarëve për të parandaluar përhapjen e Covid-19 nuk janë duke u zbatuar sa duhet. Përveç ambienteve publike, masa të tilla nuk po respektohen as në sektorin e transportit publik apo privat.

Pavarësisht që është kërkuar që nëpër autobusët urban dhe ndërurban qytetarët të bartin maska si masë parandaluese ndaj koronavirusit kjo gjë nuk po zbatohet plotësisht.

Në autobusët ndërurban shihen shumë udhëtarë pa maska e duke mos e respektuar distancën. Për këtë, kryeshefi i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, thotë se nuk është përgjegjësi e tyre.

“Ne si ndërmarrje shërbyese menaxhojmë vetëm ndërmarrjen dhe shërbimet të cilat i  ofrojmë. Ne nuk kemi kompetencë të bëjmë monitorim ose kontroll të duhur lidhur me aplikimin e masave”, tha Luan Hoti për RTK’në.

Edhe në autobusë urban të kompanive private në Prishtinë shumë qytetarë nuk po vënë maska.

Përfaqësues të kompanive thonë se ata nuk kanë llogari të qarkullojnë me pak udhëtarë.

Por masat po respektohen në autobusët e ndërmarrjes së Trafikut Urban.

Në këta autobusë udhëtarëve pa maska nuk u lejohet të hipin ndërkaq distanca është e paracaktuar.

Të hënën kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se çdokush që nuk i respekton masat mbrojtëse ndaj Covid-19 bën vepër penale sepse rrezikon jetën e vetë dhe të qytetarëve të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat