508 raste aktive me Coronavirus në Prishtinë

Prishtina

508 raste aktive me Coronavirus në Prishtinë

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 08:04
Foto

Prishtina vazhdon të shënojë rekorde të reja sa i përket numrit të rasteve të prekura me koronavirus.

Mbrëmë IKSHPK-ja njoftoi se në Komunën e Prishtinës janë regjistruar edhe 40 raste të reja.

Drejtori i Shëndetësisë Bujar Gashi se më këto 40 infektime numri i rasteve aktive shkon në 508, ndërsa sipas tij 10 persona sot kanë rezultuar të shëruar

Duke folur për rastet e sotme Gashi thotë se 34 prej tyre janë diagnostifikuar direkt në Klinikën Infektive apo klinikat tjera të QKUK-së ndërsa 6 prej tyre janë rezultat i mostrave të dërguara nga Qendra e Mjekësisë Familjare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat