KEDS-i investon 16.5 milionë euro në Prishtinë, kabllot e ekspozuara do të futen nën tokë

Prishtina

KEDS-i investon 16.5 milionë euro në Prishtinë, kabllot e ekspozuara do të futen nën tokë

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 13:22
Alper Erbas dhe Shpend Ahmeti

Drejtori i KEDS-it, Alper Erbas dhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti kanë inspektuar në terren investimet e KEDS-it në kryeqytet.

I pari i kryeqytetit dhe drejtori i KEDS premtuan se shumë shpejt kabllot e ekspozuara do të futen në tokë, dhe kështu do të eliminohet rreziku për qytetarët e Prishtinës.

Drejtori i KEDS-it, Alper Erbas theksoi se në periudhën 6 mujore të këtij viti do të kompletohet investimi  i bërë nga KEDS në Prishtinë.

Erbas: 16.5 milionë euro investime

“Investim do të jetë 16.5 milionë euro ku do të afektohet i gjithë kryeqyteti. 95 mijë konsumatorë në gjithë Prishtinën prej 120 mijë konsumatorë do të përfitojnë prej këtyre investimeve. Do të kemi energji stabile më të madhe dhe gypat të cilat janë përgatitur për kabllo të cilat do të jenë nën tokë”, theksoi Erbas.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se përveç eliminimit të kabllove të ekspozuara, do të sigurohet edhe energji alternative për qytetarët e Prishtinës.

Ahmeti: Kabllot e ekspozuara do të vendosen nën tokë

“Jemi në vëzhgim apo monitorim të punimeve që KEDS-i po i bënë në komunën e Prishtinës, KEDS-i po bën një investim mbi 17 milionë euro në përmirësimin e situatës në Prishtinë në disa fusha siç është përmirësimi e furnizimit të rrymës prej 10 kv në 20 kv që ofron rrymë stabile për qytetarët tanë. E dyta është që kabllot e ekspozuara do t’i vendosim nën tokë të cilat janë edhe të rrezikshme për banorët, sepse janë të ekspozuara. Dhe e treta, që është e rëndësishme, është që gati për 100 mijë banorë me këto investime do të ofrohet furnizim alternativ”, tha Ahmeti.

Kompania për distribuimin e energjisë elektrike, KEDS-i ka investuar dhe është duke investuar ende edhe në komuna të tjera në vend. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat