Qytetari me traktor shkon dhe gjuan mbeturina midis rrugës në Prishtinë

Prishtina

Qytetari me traktor shkon dhe gjuan mbeturina midis rrugës në Prishtinë

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 08:08
Traktori

Një qytetar ka ndotur ambientin në Prishtinë, duke hedhur nga traktori mbeturina të ndryshme, duke përfshirë edhe materiale të forta betoni.

‘Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë’, kanë publikuar disa fotografi, ku shihet një person me traktor dhe që sipas tyre është ai që ka ndotur ambientin.

Në fotografitë e publikuara është personi i cili po vozit një traktor me rimorkio, e që mbi të kishte mbeturina të ndryshme dhe që i ka hudhur në tokë.

Image

Qytetari me këtë veprim ka ndotur ambientin dhe madje u ka bërë edhe më të vështirë punën pastruesve që bëjnë grumbullimin e mbeturinave.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Ulpianë, saktësisht tek banesat që njihen me emrin soliterat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat