Rifilloi punë linja e Trafikut Urban për në Aeroportin e Prishtinës

Prishtina

Rifilloi punë linja e Trafikut Urban për në Aeroportin e Prishtinës

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 08:42
Ilustrim

(E plotësuar) - Nga sot është rikthye linja e autobusit të Trafikut Urban për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Ora 07:00, e mëngjesit shënoi nisjen e parë nga stacioni i autobusëve, në drejtim të aeroportit, derisa kthimi i fundit do të realizohet në orën 20:00.

Bartja e maskave, si dhe distanca sociale, janë ndër masat që duhet t’i respektojnë udhëtarët.

Kështu ka bërë të ditur, kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Trafiku Urban”, Lulzim Rexhepaj, i cili thotë për KosovaPress, se kjo linjë do të realizohet me një orar më të reduktuar, për shkak të pandemisë.

Rexhepaj: Sot ka filluar linja e aeroportit

“Sot ka filluar linja e aeroportit që e quajmë Linja 1A, duke filluar operimin nga ora 7:00, nisja e parë nga stacioni i autobusëve, në drejtim të aeroportit, ndërsa nisja e fundit apo kthimi i fundit nga aeroporti është në ora 20:00. Siç dihet ndërprerja ka ndodhur si rezultat i përhapjes së pandemisë, me ç ‘rast u ndërprenë edhe fluturimet atëherë, edhe ne e kemi ndërprerë qarkullimin në këtë linjë. Tani e filluam me një orar më të reduktuar sepse edhe për një kohë për shkak të pandemisë, përdorimi i autobusëve do të jetë më i vogël”, thotë ai.

Rexhepaj theksoi se me kufizimin e udhëtarëve në 20 persona në autobus, është vështirësuar qarkullimi duke zvogëluar të hyrat, derisa thotë se për kompaninë në fjalë shërbimi ndaj qytetarëve është primar.

Rexhepaj:Të hyrat janë shumë të vogla por me rëndësi është shërbimi ndaj qytetarëve

“Me masat që jemi duke i ndërmarr që janë rekomandime nga institucionet përgjegjëse, është vështirësuar qarkullimi, por kemi hasur në një mirëkuptim që me këtë rast dua t’i falënderoj qytetarët sepse e respektojnë shumë mirë kufizimin që është 20 persona brenda autobusit si dhe vendosja e maskave...Të hyrat janë shumë të vogla, po me rëndësi për neve si ndërmarrje është shërbimi ndaj qytetarëve që hyn në shërbimet esenciale për qytetarët. Prandaj ne duhet të vazhdojmë me shpresë që pas një kohe do ta kalojmë pandeminë dhe t’i kthehemi normalitetit”, thotë ai

I pari iNdërmarrjes Publike të “Trafikut Urban”, i njoftoi qytetarët se përdorimi i autobusëve është i sigurt dhe se dezinfektimet po bëhen në përmasa ditore.

Rexhepaj: Përdorimi i autobusëve tonë është shumë i sigurte

“Njoftojmë qytetarët se përdorimi i autobusëve tonë është shumë i sigurte, me shumë përkushtim jemi duke i respektuar masat dhe rekomandimet nga IKShPK, duke bërë dezinfektim të rregullt ditor apo manual nga ekipi jonë i mirëmbajtjes, si dhe dezinfektim profesional nga një kompani e kontraktuar çdo 20 ditë”, deklaron Rexhepaj.

Një ndër masat që kishte marrë Qeveria e Kosovës, për parandalimin e përhapjes së Covid-19, ishte edhe ndalimi i qarkullimit të transportit urban dhe ndër urban në tërë territorin e Kosovës.

Nga sot funksionon linja e autobusëve Prishtinë-Aeroport dhe anasjelltas

Nga sot do të funksionoj linja e autobusëve Prishtinë-Aeroport dhe anasjelltas.

Lajmin e bëri të ditur Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” përmes një njoftimi.

“Me kërkesë nga NPK “Trafiku Urban”SHA, që të ju njoftojmë, nga sot, më 04 Korrik 2020, do të funksionoj linja e autobusëve Prishtinë-Aeroport dhe anasjelltas.

Ju lusim që për çdo të dhënë shtesë t’i drejtoheni NPK “Trafiku Urban” SHA, apo edhe të vizitoni ueb faqen e Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Image
Orari
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat