Ndodhë edhe kjo: Në Prishtinë banorët gjuajnë tegulla qelqi nga ballkoni

Prishtina

Ndodhë edhe kjo: Në Prishtinë banorët gjuajnë tegulla qelqi nga ballkoni

Nga: G.B Më: 7 korrik 2020 Në ora: 15:24
Fotoja

Ditë më parë në rrjete social u publikuan imazhe kur disa persona i hidhnin mbeturinat nga ballkoni i tyre, në një ndërtesë në Prishtinë.

E tani në faqen në Facebook “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, janë publikuar pamje se si në lagjen Dardani në Prishtinë mbi Kurriz, nga banorët janë hedhur mbeturina, që janë tegulla të qelqit, shkruan Bota sot.

Në foto shihet se ato janë thyer, por rreziku është nëse do të ishte ndonjë person poshtë duke kaluar.

Në faqen në Facebook është shprehur shqetësim lidhur me këtë që ka ndodhur, duke pyetur se a mendohet që ajo mund ta lëndojë dikë.

“Sot kur edhe tegllat gjuhen prej ballkoneve, a e vret dikon,a e len sakat,e se bon hesap hiq? Çka me fole ma tutje? Veq ne Kosove mundet me ndodhe!!! Dardani,Hymja 1 mbi Kurriz!!!”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat