​Disa lagje të Prishtinës mbeten pa energji elektrike

Prishtina

​Disa lagje të Prishtinës mbeten pa energji elektrike

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 21:35
Ilustrim

Për shkak të prishjes në daljen e Lubotenit, një pjesë e qytetit të Prishtinës ka mbetur pa energji elektrike në orët e mbrëmjes.

Zyrtarët e KEDS-it kanë konfirmuar se defekti ka ndodhur si pasojë e shkëputjes së telave dhe se ekipet kanë dalë në terren për rregullimin e tij.

Për një kohë pa energji elektrike kanë mbetur një pjesë e Velanisë, rruga e Dubrovnikut, Lagjja e Muhaxherëve dhe një pjesë e Parkut të qytetit, ndërkohë që është kthyer furnizimi me energji elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat