​Prishtina përsëri me numër të madh të rasteve me Covid-19 - Bota Sot
​Prishtina përsëri me numër të madh të rasteve me Covid-19

Prishtina

​Prishtina përsëri me numër të madh të rasteve me Covid-19

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 23:41
Prishtina

Në 24 orët e fundit numri i rasteve të infektuarve me Covid-19 në Kosovë, ka shënuar rënie.

Për dallim nga ditët e kaluara kur numri ishte mbi 200, sot janë regjistruar vetëm 187 raste të reja, ndërsa edhe numri i të shëruarve është rritur. Numri i të vdekurve ka shkuar në 104.

Prishtina vazhdon të jetë komuna me më së shumti raste. Vetëm sonte nga kjo komunë janë shënuar 92 raste.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 92 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Istog, Mitrovicë e Veriut, Rahovec dhe Shtime”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat