Ahmeti njofton se hapësira për parkingje në lagjen “Lakrishte” ka nis të rregullohet

Prishtina

Ahmeti njofton se hapësira për parkingje në lagjen “Lakrishte” ka nis të rregullohet

Nga: A.SH Më: 14 korrik 2020 Në ora: 12:37
Foto

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se, në lagjen “Lakrishte” ka filluar rregullimi i hapësirës për parkingje.

“Më shumë rend e rregull siguron edhe përditshmëri më të lehtë për banorët e lagjes”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi në Facebook:

Hapësira e parkingut para banesave në lagjen “Lakrishte” ishte në gjendje të keqe dhe kishte nevojë për rregullim.

Pas intervenimit dhe përfundimit të punimeve aty, do të shenjëzohet dhe funksionalizohet për të u menaxhuar nga ndërmarrja “Prishtina Parking”.

Më shumë rend e rregull siguron edhe përditshmëri më të lehtë për banorët e lagjes.

#prishtina?

#shpiPRkrejt?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat