Nesër do të nis faza e katërt e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës

Prishtina

Nesër do të nis faza e katërt e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës

Nga: A.SH Më: 19 korrik 2020 Në ora: 20:22
Foto ilustrim

Nesër, ditë e hënë dë të bëhet dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke thënë se kjo sëhtë faza e katërt dhe i‘u bënë thirrje të gjithë qytetarëve, t’i mbani dritaret e mbyllura dhe kufizoni daljet së paku për një orë.

Postimi në Facebook:

Nesër, e Hënë, 20 Korrik në ora 19:30 fillon faza e katërt e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.

Bashkëveprimi me qytetarët në këtë proces është i rëndësishëm. Andaj, ju lusim që gjatë kohës së dezinsektimit, t’i mbani dritaret e mbyllura dhe kufizoni daljet së paku për një orë.

Gjithashtu, ju rikujtojmë që shoqatat e bletarëve duhet të kanë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Natën e mirë për sonte!

#prishtina?

#shpiPRkrejt?
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat