Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë thotë se nga nesër mund të bëhen teste serologjike nëse mjeku ua rekomandon

Prishtina

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë thotë se nga nesër mund të bëhen teste serologjike nëse mjeku ua rekomandon

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 21:56
Ilustrim

Në Prishtinë nga nesër mund të bëhen teste serologjike nëse mjeku i rekomandon.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka bërë të ditur se nga nesër qytetarët mund të bëjnë teste serologjike në qoftë se mjeku i udhëzon të testohen

“Qytetarë të nderuar Nga neser mundë të lajmroheni te mjeku juaj ne QMF-të tuaja nese keni shqetësime dhe simptoma të dyshimta në lidhje me Covid-19, aty do të udhëzoheni për veprimet e mëtutjeshme. Në qoftë se mjeku mendon se testi serologjik ndihmon në trajtim atëherë do të testoheni”, shkroi Gashi në Facebook.

Kryeqyteti ka numrin më të madh të të infektuarve dhe rasteve aktive në Kosovë.

Sipas të dhënave zyrtare Prishtina ka gjithsej 1 mijë e 883 të infektuar, 21 të vdekur dhe 694 të shëruar nga koronavirusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat