Sot fillon dezinsektimi në Prishtinë, ky është orari për të gjitha lagjet

Prishtina

Sot fillon dezinsektimi në Prishtinë, ky është orari për të gjitha lagjet

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 07:43
Foto ilustrim

Sot do të fillojë faza e katërt e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.

Kështu bëri të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tha se qytetarët në këtë proces janë partnerë të rëndësishëm.

Andaj, Ahmeti ka apeluar qytetarët që gjatë kohës së dezinsektimit t’i mbajnë dritaret e mbyllura dhe të kufizojnë daljet së paku për një orë.

“Gjithashtu, ju rikujtojmë që shoqatat e bletarëve duhet të kanë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Më poshtë gjeni orarin e dezinsektimit hapësinor për të gjitha lagjet e Prishtinës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat