Prishtina aktualisht ka 1300 raste aktive me koronavirus

Prishtina

Prishtina aktualisht ka 1300 raste aktive me koronavirus

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 00:34
Prishtinë

Komuna e Prishtinës po vazhdon të kryesojë listën e vendeve më të infektuara në Kosovë, ku që nga 20 marsi, kur edhe u konfirmuan të infektuarit e parë me Covid-19 në këtë komunë, deri më sot janë shënuar dy mijë e 130 raste me Coronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi ka bërë të ditur se në Prishtinë, sipas rezultateve të sotme që i kanë marrë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, 20 persona të infektuar janë shëruar, ndërsa 77 janë konfirmuar si të infektuar.

Ai tutje tha se edhe një mijë e 305 raste vazhdojnë të jenë aktive, ndërkaq gjithsej 804 pacientë tashmë janë shëruar plotësisht.

Sa i përket numrit të pacientëve të cilët po trajtohen në Klinikat e QKUK-së, i pari i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës tha se ky numër vazhdimisht ndryshon, por që sillet rreth 30 deri në 35 pacientë, prej të cilëve ka edhe në gjendje kritike.

“Numri i pacientëve me COVID-19 që janë duke u trajtuar në spital sillet diku nga 30 deri në 35, pasi vazhdimisht, çdo ditë lirohen edhe hospitalizohen çdo ditë, është numër i ndryshueshëm që sillet rreth 30-35 çdo ditë. Kemi prej atyre që janë në gjendje të rëndë, por edhe prej atyre që janë në gjendje mesatare, që janë vetëm me oksigjenoterapi”, tha Gashi.

Ndërkaq, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike nga komuna e Prishtinës janë 24 pacientë të infektuar me COVID-19 të cilët kanë përfunduar me fatalitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat