​KRU “Prishtina” ankohet për bllokimin e kanalizimeve nga qytetarët - Bota Sot
​KRU “Prishtina” ankohet për bllokimin e kanalizimeve nga qytetarët

Prishtina

​KRU “Prishtina” ankohet për bllokimin e kanalizimeve nga qytetarët

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina”, ka njoftuar se si pasojë e moskujdesit të qytetarëve të cilët pandërprerë vazhdojnë me hedhjen e mbeturinave të ndryshme në rrjet, po bllokohen kanalizimet gjithandej.

KRU “ Prishtina”, ka paraqitur një rast të tillë, i cili u pastrua gjatë ditës së sotme nga ekipet e mirëmbajtjes.

“Rasti ishte në rrugën "Vëllezërit Bytyqi", në lagjen Mati 1 në Prishtinë. Ju lutemi për më shumë kujdes, po dëmtoni rrjetat e kanalizimit në objektet tuaja të banimit”, thuhet në njoftim

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat