Sot në Prishtinë janë testuar 103 persona - Bota Sot
Sot në Prishtinë janë testuar 103 persona

Prishtina

Sot në Prishtinë janë testuar 103 persona

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 19:55
Shpend Ahmeti

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend A. Ahmeti ka njoftuar se sot në Prishtinë janë testuar 103 persona me testin serologjik, detektimin e antitrupave.

Ahmeti ka thënë se edhe më tutje testimi PCR me strishë e që bëhet në IKSHP është testi më i sigurt për të dëshmuar se a keni virusin tani apo jo.

“53 pacientë me simptome, prej të cilëve 8 kanë rezultuar me antitrupa që shfaqen ne ditët 7-14 të infeksionit e 10 me antitrupa qe shfaqen pas ditës së katërmbëdhjetë që e kanë kaluar virusin) 35 punëtorë shëndetësor prej të cilëve 7 kanë rezultuar me antitrupa që shfaqen ne ditët 7-14 të infeksionit e 2 me antitrupa qe shfaqen pas ditës së katërmbëdhjetë (që e kanë kaluar virusin) 15 punëtorë komunal prej të cilëve 2 kanë rezultuar me antitrupa që shfaqen ne ditët 7-14 të infeksionit e 0 me antitrupa qe shfaqen pas ditës së katërmbëdhjetë (që e kanë kaluar virusin) 103 testime17 me antitrupa IGM (qe shfaqen ne javen e dyte)12 me antitrupa IGG”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat