Boshatisen rrugët e Prishtinës

Prishtina

Boshatisen rrugët e Prishtinës

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 23:18
Prishtinë

Pas aksionit të Inspekcionit dhe Policisë së Kosovës  rrugët e Prishtinës janë boshatisur.

Nga e marta, 28 korrik, sipas vendimit të ri, Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga ora 22:30 deri në orën 5:00 të mëngjesit të ketë ndalim për çfarëdo qarkullimi për komunat si më poshtë:

”Nga data 28 korrik 2020, duke filluar nga ora 22:30 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë.

Image
Prishtinë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat