Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar lidhur me dëmtimin që po i bëhet gjelbërimit nëpër lagje të shumta në Prishtinë.
Duke publikuar një fotografi ku dikush ka parkuar veturën në një hapësirë të gjelbër tek Bregu i Diellit, Ahmeti tha se rasti në fjalë do të procedohet edhe në polici për kundërvajtje.
Ai theksoi se parkimi pa vend dhe dëmtimi i hapësirave të gjelbëruara është i ndaluar dhe dënohet me gjobë mandatorë.
Madje ai tha se nuk është fer ndaj bashkëqytetarëve një veprim i tillë.
Postimi i plotë:
Kjo hapësirë e përbashkët e banorëve të lagjes Bregu i Diellit është revitalizuar ditëve të fundit.
Parkimi pa vend dhe dëmtimi i gjelbërimit është i ndaluar dhe dënohet me gjobë mandatore.
Mbi të gjitha, nuk ështe fer ndaj bashkëqytetarëve!
Jo parkimit te veturave në gjelbrim e vend e pa vend.
P.S. Kjo do të procedohet edhe në polici për kundërvajtje