Dënohet me 200 euro personi që u parkua dje në gjelbërim

Prishtina

Dënohet me 200 euro personi që u parkua dje në gjelbërim

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 19:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person që është parkuar të mërkurën në një zonë të gjelbëruar në kryeqytet, është dënuar nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pasi ai mbrëmë kishte bërë të ditur se do ta denonconte personin në fjalë për parkimin e jashtëligjshëm.

“Dje u parkua në gjelbërim. Sot i shkoi dënimi 200 Eur.”

“Flm Bujar Abazi!”, shton ai duke i publikuar emrin qytetarit në fjalë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat