Prishtina me më së shumti raste me koronavirus, kjo është gjendja nëpër komunat e tjera

Prishtina

Prishtina me më së shumti raste me koronavirus, kjo është gjendja nëpër komunat e tjera

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se janë regjistruar edhe 218 raste të reja me koronavirus.

Ka shkruar në 9 mijë e 492 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, kjo pasi që në 24 orët e fundit sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), janë regjistruar edhe 218 raste të reja.

Sipas IKSHPK-së, Prishtina vazhdon të jetë komuna me më së shumti raste dhe vetëm në 24 orët e fundit ka regjistruar edhe 70 raste të reja me koronavirus.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 70 raste, komuna Podujevë 23, komuna Gjilan 16 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna Fushë Kosovë 12 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Kllokot dhe Vushtrri”, ka njoftuar IKSHPK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat