Policia heton rastin e ngordhjes së qenve në Parkun e Qytetit të Prishtinës

Prishtina

Policia heton rastin e ngordhjes së qenve në Parkun e Qytetit të Prishtinës

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 23:15
Qentë e ngordhur

Në Parkun e Qytetit në Prishtinë dyshohet se dikush qëllimisht po i helmon qentë.

Sipas Fondacionit Per Të Drejtat e Kafshëve, tre prej tyre tashmë kanë ngordhur, ndërsa njëri ishte qen me pronar, gjegjësisht i një shtetaseje gjermane e cila ndodhet në Kosovë.

Njëri nga banorët e kësaj lagjeje shprehet i frustruar, duke thënë për klankosova.tv se familja e tij ka disa vite që kujdeset për qentë që qarkullojnë në këtë rrugë, duke i kastruar e ushqyer me harxhime vetanake, ndërsa tani, sic thekson, “dikush ka lënë kutitë me antifriz dhe i ka helmuar”.

Në lidhje me këtë është e informuar edhe Policia e Kosovës, nga ku njoftojnë se është hapur rasti për keqtrajtim të kafshëve dhe ndotje të ushqimit dhe ujit të shtazëve.

“Rasti ka ndodhur në Parkun e Qytetit në Prishtinë, ku në rrethana ende të pasqaruara është shkaktuar ngrodhja e disa qenve. Njësitet kompetente janë duke e trajtuar rastin në koordinim të ngushtë me prokurorinë si dhe institucione tjera relevante”, bëjnë të ditur nga Policia e Kosovës.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat