​KRU “Prishtina”: Paguani faturat e ujit dhe shmangni dërgimin e lëndës te përmbaruesit privatë - Bota Sot
​KRU “Prishtina”: Paguani faturat e ujit dhe shmangni dërgimin e lëndës te përmbaruesit privatë

Prishtina

​KRU “Prishtina”: Paguani faturat e ujit dhe shmangni dërgimin e lëndës te përmbaruesit privatë

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka kërkuar nga ata që përfitojnë shërbimet e saj që të kryjnë pagesat e faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.

Kjo kompani njofton se duke filluar nga data 1 shtator 2020 do të fillojë me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore tek përmbaruesit privat.

“Te përmbaruesi do të përfundojnë të gjithë ata konsumatorë me borxhe të akumuluara ndër vite. Inicimi i kësaj procedure përmes përmbaruesve privatë do të krijonte shpenzime shtesë dhe do të vështirësonte përmbushjen e obligimit tuaj duke paguar taksën shtesë”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Siç thuhet, deri më tash janë përgatitur me dhjetëra lëndë nga zyra ligjore dhe janë të gatshme për dërgim te përmbaruesi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat