Prishtina nga sot me reduktime të ujit

Prishtina

Prishtina nga sot me reduktime të ujit

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 09:48
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka paralajmëruar reduktime të ujit të cilat janë planifikuar prej datës 15 gusht deri më 15 shtator.

Duke filluar nga sot deri më 15 shtator, për shkak të ruajtjes së resurseve ujore, menaxhimit të thatësisë dhe ruajtjes së kualitetit të ujit të pijshëm, ju njofton me furnizimin e ri i cili vlen për të gjitha zonat e shërbimit, si vijon:

– Të gjitha zonat rurale që kanë burime alternative do të kenë reduktime të ujit nga ora 18:00-06:00.

– Të gjitha zonat urbane do të kenë reduktime të ujit të pijshëm nga ora 24:00 (00-00) deri në 04:00, gjithsej 4 orë gjatë natës.

KRU “Prishtina” thotë se është e obliguar që furnizimin me ujë ta bëjë me presion në intervale 1.5 bar – 7 bar, andaj garanton që e mban këtë nivel të furnizimit.

“Katet e larta të ndërtesave kolektive, që mund të hasin në vështirësi rreth furnizimit me ujë të pijshëm, duhet të bëjnë zgjidhje individuale konform rregullave për Ligjin për Bashkëpronësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat