​Berisha: Shpresoj që Këshilli i UP-së nuk do të ndikohet nga politika

Prishtina

​Berisha: Shpresoj që Këshilli i UP-së nuk do të ndikohet nga politika

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 12:39
Faton Berisha

Kandidati për rektor në Universitetin e Prishtinës, Faton Berisha pasi përfundoi intervistimin nga Këshilli Drejtues u shpreh optimist se ai do të jetë në krye të UP-së.

I pyetur nga KosovaPress se a mund të ketë vendim politik nga këshilli, Berisha tha se ky institucion nuk duhet të ndikohet nga asnjë grup i interesit që mund të ketë për UP-në.

“Kam shpresë që këshilli nuk do të jetë i ndikuar nga jashtë, e as nga politika. Pres që Këshilli Drejtues të jetë në nivel të detyrës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat