Rrëfimi i banorit nga Prishtina: 3 ditët e fundit po e përjetoj ferrin

Prishtina

Rrëfimi i banorit nga Prishtina: 3 ditët e fundit po e përjetoj ferrin

Nga: G.B Më: 21 gusht 2020 Në ora: 06:18
Bregu i Diellit

Një banor i Prishtinës, në lagjen Bregu i Diellit, ka thënë se ka 3 ditë që po e përjeton ferrin.

Ai ka thënë se arsye për këtë është rruga ' Sali Nivica', e cila është në gjendje të mjerueshme, për shkak të një kompanie që po bën një ndërtim 15 katësh, përcjell Bota sot.

Ai ka shkruar në faqen Vrojtuesit e Lagjes në Facebook, derisa ka thënë se aty është e pamundur të kalohet edhe këmbë edhe me veturë.

Ai madje i është drejtuar kryetarit të Prishtinës me disa pyetje, se si ka lejuar që të bëhet ai ndërtim.

Shkrimi i plotë:

"Këto 3 ditët e fundit unë për vete jam tu e përjetu ferrin në Prishtinë.

Rruga Sali Nivica Prishtinë - Midis Bregut të Diellit është në gjendje të mjerueshme si pasojë e një kompanie që është duke ndërtu një banesë 15 katëshe në kodër.

1. Rruga komplet e shkatërrume, as me ec as me hyp me makinë. Është e paarsyeshme unë me vra podin e makinës sa herë që hypi e zhdrypi për shkak të gropave.

2. Me bo me provu me ec, di që për shkak të shiut të madh dhe ujit që rrjedh me lloç si një lum i vogël (si pasojë e ndërtimeve) dije që këpucët duhesh me i fut në maqinë se mbushen me ujë dhe me lloç- 3 ditë (3 parë këpuca duhet mi la)

3. Mos të flas për rrezikun që të rrëshqet e zhagitet makina për shkak të ujit të madh e lloçit.

4. Qeto disa ditë për shkak të stuhive që po ndodhin, na kemi vazhdimisht rrymë. Sa herë qe provon mi la duart të dridh elektriciteti në ujë. (se di a është problemi që rrufepritësat nuk funksionojnë, ose dikujt nuk i shkon mendja me ndal hidroforat e banesave ose çka dreqin është problemi).

Si rrjedhoje kam disa pyetje për Kryetarin e Komunës:

1. Qysh i keni dhënë leje banesës për ndërtim 15 kate në një lagje aq të ngushtë e të papërshtatshëm?

2. Kush na kompenson dëmet eventuale që mund të ndodhin në makinë e njerëz për shkak të rrugës së shkatërrume e rrezikut nga ndërtimi?

3. A keni naj plan për menaxhim të krizës dhe vetëdijesim publik për stuhi, rrufeja dhe pasoja eventuale?"

- banor i lagjes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat