Ahmeti: Tash ma rrallë “na ikë autobusi”

Prishtina

Ahmeti: Tash ma rrallë “na ikë autobusi”

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 16:59
Shpend Ahmeti

Komuna e Prishtinës ka filluar të vendos ekrane digjital me orarin e saktë të qarkullimit të autobusëve të Trafikut Urban.

Kështu ka bërë të ditur Kryetari, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook.

“Tash ma rrallë na ndodhë me na “ikë autobusi” ?! Në pritoret e reja po i vendosim edhe ekranet digjitale me orarin e saktë të qarkullimit të autobusëve të Trafikut Urban”, ka shkruar ai.

Më poshtë gjeni të plotë postimin e tij:

Tash ma rrallë na ndodhë me na “ikë autobusi” ?! Në pritoret e reja po i vendosim edhe ekranet digjitale me orarin e saktë të qarkullimit të autobusëve të Trafikut Urban.

#prishtina?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat