Vazhdojnë punimet për renovimin dhe administrimin e banesave kolektive në Prishtinë

Prishtina

Vazhdojnë punimet për renovimin dhe administrimin e banesave kolektive në Prishtinë

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 15:13
Vazhdojnë punimet për renovimin dhe administrimin e banesave kolektive në Prishtinë

Ndërmarrja Publike Banesore është duke i vazhduar punët për renovimin, mirëmbajtën dhe administrimin e hyrjeve të banesave kolektive në Prishtinë.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se me implementimin e këtij projekti, administrimi i hyrjeve nga NPB është më i sigurt dhe ka më shumë rregull e pastërti.

Ahmeti nëpërmjet një postimi në profilin e tij ‘facebook’ iu ka bërë thirrje banorëve të objekteve të vjetra shumë-banesore në kryeqytet që të bëhen pjesë e projektit për renovim dhe mirëmbajtje duke drejtuar kërkesën e tyre në Ndërmarrjen Publike Banesore.

“Me implementimin e këtij projekti, administrimi i hyrjeve nga NPB është më i sigurtë dhe ka më shumë rregull e pastërti. Prandaj, ftojmë të gjithë banorët e objekteve të vjetra shumë-banesore në Kryeqytet, që të bëhen pjesë e projektit për renovim dhe mirëmbajtje duke drejtuar kërkesën e tyre në Ndërmarrjen Publike Banesore. #prishtina”, shkruan Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat