Prishtinasi i gjen 200 euro, bën veprimin e papritur me to

Prishtina

Prishtinasi i gjen 200 euro, bën veprimin e papritur me to

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë. Një qytetar ka gjetur 200 euro në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë dhe të njëjtat i ka dorëzuar në stacionin policor Qendra në Prishtinë.

Policia në njoftimin e saj përveç që ka falënderuar qytetarin për bashkëpunim, ka ftuar pronarin e këtyre të hollave të lajmërohet në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, që të kryej procedurat e nevojshme rreth pranimit të parave të humbura.

Njoftimi:

“Sot rreth orës 17:00 një qytetar i ka dorëzuar një shumë parash (mbi 200 euro) në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Pala ka deklaruar se paratë e humbura i kishte gjetur në rrugë, në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë.

Duke falënderuar qytetarin për bashkëpunimin, ftojmë pronarin e këtyre të hollave të lajmërohet në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, që të kryej procedurat e nevojshme rreth pranimit të parave të humbura”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat