Nga Veterrniku ankohen se nuk kanë ujë tërë ditën

Prishtina

Nga Veterrniku ankohen se nuk kanë ujë tërë ditën

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Qytetarët e një pjese të Veterrnikut, rruga nga Gjilani po ankohen se që një javë nuk kanë ujë.

Një banor ka thirrur në IndeksOnline dhe është ankuar se vetëm pas orës 22:001 orë kanë pasur ujë, e më pas vazhdojnë reduktimet.

Ndryshe, dje KRU Prishtina ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë reduktime të mëdha të ujit, por sipas banorëve kjo gjendje është tash e një javë.

“Nesër duke filluar nga ora 08:00 – 20:00 nuk do të kenë ujë të pijshëm këto zona: Komuna e Graçanicës, Hajvalia, Veterniku, Matiqani ( konsumatorët që janë të kyçur në gypin e çelikut), zona qendër e lagjes Bregu i Diellit, një pjesë e Aktashit dhe një pjesë e  Lagjes së  Muhaxhirëve në Prishtinë.

Kjo ndërprerje e ujit, sipas njoftimit, po bëhet për shkak të punimeve teknike në gypin e ujit nga  çeliku 600 mm që vije nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës”, thuhej në njoftim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat