Ahmeti njofton se në shtator do të hapet konkursi për Sallën Koncertale, Sporteve dhe Shkollës së Muzikës

Prishtina

Ahmeti njofton se në shtator do të hapet konkursi për Sallën Koncertale, Sporteve dhe Shkollës së Muzikës

Më: 31 gusht 2020 Në ora: 11:52
Foto Ilustrim

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se gjatë muajit shtator do të hap konkurs për Sallën Koncertale, Sallën e re të Sporteve dhe Shkollën e Muzikës.

Ahmeti përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se së shpejto do të hapet edhe konkursi për spitalin e kryeqytetit.

Postimi i plotë:

Të nderuar arkitektë dhe studio projektuese,
Ju njoftojmë se gjatë muajit shtator Komuna e Prishtinës do të organizojë këto konkurse ndërkombëtare arkitektonike.
1. Salla Koncertale e Komunës së Prishtinës – adaptim duke ruajtur identitetin e ndërtesës.
2. Salla e re e Sporteve me dorë (kapacitet 3000 – 5000 ulëse)
3. Shkolla e Muzikës. Adaptimi dhe renovimi i pjesës së Pallatit të Rinisë ku do të jetë shkolla e Muzikës
Po ashtu së shpejti pritet edhe konkursi për spitalin e kryeqytetit! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat