Punimet e gjata në rrugët e Prishtinës, flet nënkryetari i komunës

Prishtina

Punimet e gjata në rrugët e Prishtinës, flet nënkryetari i komunës

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 00:33
Selim Pacolli

Punimet në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë po vazhdojnë ende.

Nënkryetari i komunës, Selim Pacolli, ka thënë që kjo pjesë pritet të shndërrohet në “unazën e brendshme të kryeqendrës”.

“Është vazhdimësi e planit të mobilitetit të cilin e kemi në kuadër të planit për zhvillimin e qytetit tonë. Është rruga në të cilën jemi duke e bërë implementimin e kontratës, së cilën e kemi aktualisht për zgjerimin e kësaj rruge dhe kjo do të shndërrohet në unazën e brendshme të kryeqendrës”.

Pacolli ka thënë punimet po bëhen më shumë në mbrëmje, për arsye që ka më pak qarkullim.”

“Rruga po punohet, kemi filluar nga Menza e Studentëve dhe poshtë. I kemi katër korsi; dy shërbejnë vetëm për makina dhe dy të tjera për emergjenca. Këtu po pretendojnë që natën të punojnë më shumë, pasi ditën ka më shumë qarkullim të komunikacionit”.

“Ne kemi insistuar që fillimisht të kryhen të gjitha instalimet nëntokësore; që nënkupton KEDS-i, ujësjellësi, kanalizimet dhe telefonia që t’i përfundojnë dhe të fundit të jemi na ata që e shtrojnë asfaltin. Punët janë në përfundim e sipër”, ka thënë Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat