​KRU Prishtina me njoftim të rëndësishëm për konsumatorët

Prishtina

​KRU Prishtina me njoftim të rëndësishëm për konsumatorët

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 21:22
​KRU Prishtina

KRU Prishtina sonte nga ora 22.00 do të ndërpresë furnizimin e me ujë për të gjithë konsumatorët që furnizohen nga liqeni i Badocit.

Ndërprerja e furnizimit me ujë të pijes do të zgjasë tri orë dhe ajo do të bëhet për shkak të shpëlarjes së gypit të çelikut nga Badoci.

“Arsyeja e realizimit të kësaj shpëlarjeje është si shkak i shqetësimit dhe analizave të ujit pas punimeve teknike që janë realizuar para dy ditësh.

Me qëllim që të sigurohemi rreth cilësisë së ujit, në bashkërendim me IKSHPK-në do të bëhen ndërhyrjet sipas rekomandimeve të ekspertëve”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat