Filmohet gjithçka: Skenë dhune në Prishtinë, sharje e grushta në mes të të rinjve

Prishtina

Filmohet gjithçka: Skenë dhune në Prishtinë, sharje e grushta në mes të të rinjve

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Një përleshje fizike në të cilën kanë qenë të përfshirë disa persona ka ndodhur pasditën e sotme në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Rrahja ka ndodhur te vendi i quajtur mbi “Kurriz”, rreth orës 18:30.

Sinjalizuesit kanë dërguar video, ku shihen disa persona teksa tentojnë t’i afrohen një personi tjetër, e ky i fundit gjatë tërë kohës tenton të ikë.

Në video dëgjohen edhe të shara e ofendime, ndërsa në një moment një nga personat e përfshirë rrëzohet përtokë pasi sulmohet me grushta.

Media ka kontaktuar edhe me Policinë në Prishtinë, por të njëjtit janë shprehur se nuk kanë informacione për rastin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat