Mbyllen për qarkullim disa rrugë në Pejton

Prishtina

Mbyllen për qarkullim disa rrugë në Pejton

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 08:21
Ilustrim

Disa rrugë në kryeqytet janë duke u asfaltuar. Në mëngjesin e sotëm do të fillojnë punët edhe për asfaltimin e rrugës në lagjen “Pejton” në Prishtinë.

Për shkak të punimeve që do të bëhen në këtë pjesë, rrugët “Nazmi Mustafa”, “Sejdi Kryeziu” dhe Perandori Justinian” do të jenë të mbyllura për trafik.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se këto rrugë do të jenë të mbyllura nga mëngjesi i sotëm e deri të premten në ora 18:00. Ai ka kërkuar nga qytetarët që frekuentojnë këto rrugë që t’i shfrytëzojnë rrugët alternative.

“Po fillon asfaltimi i rrugëve në lagjen “Pejton”, prandaj prej nesër, e enjte, 3 Shtator në ora 08:00 deri të Premten, 4 Shtator në orën 18:00 rrugët “Nazmi Mustafa”, “Sejdi Kryeziu” e “Perandori Justinian” do të jenë mbyllura për trafik. Ju lusim që qarkullimin të e planifikoni paraprakisht dhe gjatë kësaj kohe të shfrytëzoni rrugët alternative. Ju falemnderit paraprakisht për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin!”, ka shkruar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat