Autobusi u mbush me udhëtarë më shumë sesa duhet, shoferi e konduktori zbresin

Prishtina

Autobusi u mbush me udhëtarë më shumë sesa duhet, shoferi e konduktori zbresin

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 19:20
Foto ilustrim

Masat e marra për t’u mbrojtur nga virusi obligojnë autobusët që të kufizojnë numrin e udhëtarëve.

Kështu nëse një i tillë mbushet me më shumë persona se që është e lejuar nuk mund të niset.

Shoferi dhe konduktori i një linje urbane sot në kryeqytet ndalën autobusin dhe dolën jashtë pasi udhëtarët hynë më shumë se që duhet.

Ata kanë thirrur policinë për të zgjidhur këtë problem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat