Nënshkruhet marrëveshja: Austria ndihmon fermerët dhe bujqit e Prishtinës

Prishtina

Nënshkruhet marrëveshja: Austria ndihmon fermerët dhe bujqit e Prishtinës

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 15:55
Foto nga takimi

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se gjatë ditës është nënshkruar marrëveshja për bashkëfinancim të projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm e gjithëpërfshirës ekonomik rural”, së bashku me Agjensionin Austrak për Zhvillim dhe Cartias-in zviceran.

Ahmeti, shkruan se ky projekt ka për qëllim ndihmën në zhvillimin ekonomik të zonave rurale, me fokus të veçantë në zhvillimin e bujqësisë dhe do të implementohet për 30 muaj.

“Falënderojmë Qeverinë e Austrisë dhe Agjensionin Austriak për Zhvillim (ADA) për mbështetjen e vazhdueshme për fermerët dhe bujqit e Prishtinës”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat