Habit ponari i lokaleve në Prishtinë: Jap rroga rreth 300 euro, por s’ka të interesuar për punë

Prishtina

Habit ponari i lokaleve në Prishtinë: Jap rroga rreth 300 euro, por s’ka të interesuar për punë

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Pronari i një biznesi në Prishtinë thotë se i është dashur ta mbyllë lokalin për shkak të mungesës së punëtorëve. Ai ankohet se pavarësisht pagës që ofron, nuk ka të interesuar për punë

Qe katër ditë thotë se e ka mbyllur lokalin ku shiste produkte të mishit. Krejt kjo, sipas pronarit, si pasojë e mungesës së punëtorëve.

B.P., pronar i lokalit, ka treguar se disa prej punëtorëve që i ka pasur, e kanë lënë punën pa paralajmërim.

“Po kemi pasur punëtorë, e kanë lënë punën qashtu si na shqiptaret pa paralajmërim dhe ja tash ku jemi. Tash edhe këtu në këtë pikën në Dardani, punëtoren qe e kemi nuk vjen në punë me arsyetimin se do të fejohet dhe deri sa t’i kryen çështjet e fejesës e arsye banale”, ka thënë ai.

I pyetur se a janë ankuar punëtorët para se ta lënë punën, ai ka thënë se nuk ka pasur ndonjë pakënaqësi prej tyre. Thotë se vetëm e kanë lajmëruar përmes telefonit.

“Jo s’ka pasur ankesa, por as ne nuk i dimë arsyet, sepse largimet kur vendosin me lanë punën vetëm në tel na shkruajnë se nuk do te vijnë më”, ka thënë ai.

B.P. ka bërë të ditur se i është dashur ta mbyllë njërin prej lokaleve, si shkak i mungesës së punëtorëve.

Ai thotë se paga që ofron, është e kënaqshme.

“Jemi detyruar ta mbyllim lokalin për arsye se nuk ka interesim të punuar, njërën anë ankohemi dhe e fyejmë shtetin, ndërsa punë nuk duam. Paga është e kënaqshme dhe vendi i punës është i mirë 7 orë e 30min paga 280€, 8 orë punë paga 300€, 9 orë punë paga 330€, por punëtorë s’ka. Konkurse hapim thuajse çdo 2 javë, gjithë konkursin e kemi te hapur në çdo kohë”, deklaron ai.

“Në telefon thirrin dhe shkruajnë 30 veta, ndërsa kur i ftojmë në intervistë me ardhë me bisedu vijnë 2 ose 3 max, prej këtyre 3 vajzave këto 3 tani kanë kushte, jo unë dua vetëm paradite orarin dhe të shtunave pushim, d.m.th. shumica me kushte te veçanta”, ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat