Prishtina sot me raste të reja me Covid-19, ja nga cilat zona vijnë të infektuarit

Prishtina

Prishtina sot me raste të reja me Covid-19, ja nga cilat zona vijnë të infektuarit

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 538 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 76 raste pozitive.

Komuna e Prishtinës, gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 12 raste të reja.

Rastet sipas vendbanimeve nga 8 lokalitete sa numëron kryeqyteti: 12 prej tyre vijnë nga Prishtina dhe asnjë nga zonat përreth.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme nga IKSHP, u njoftua se kanë vdekur tre persona gjatë 24 orëve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat