E zuri rryma derisa po punonte në shtyllë elektrike, vdes prishtinasi

Prishtina

E zuri rryma derisa po punonte në shtyllë elektrike, vdes prishtinasi

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një person në Bërnicë të Ulët , meqenëse derisa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke punuar në një shtylle elektrike, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ne vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ekipi i zjarrfikësve, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat