Lagjja e Aktashit në Prishtinë qe tetë orë pa ujë, ujësjellësi tregon arsyen

Prishtina

Lagjja e Aktashit në Prishtinë qe tetë orë pa ujë, ujësjellësi tregon arsyen

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Lagjes “Aktash” në Prishtinë i është dëmtuar gypi i ujësjellësit dhe për këtë arsye ka mungesë të ujit që nga ora 10:00 e mëngjesit.

Nga ujësjellësi thonë se kjo lagje ka mbetur pa ujë nga ora 10:00, ndërsa pritet që furnizimi të rikthehet në ora 18:00.

“Ne nuk kemi qenë të informuar nga dëmtuesit, por nga një qytetar i kësaj rruge. Ekipet teknike janë në vendngjarje nga ora 10:00 e ditës së sotme dhe po merren me sanimin. Natyra e dëmtimit është tejet e ndërlikuar dhe kërkon kohë për sanim. Me përkushtim të jashtëzakonshëm po besojmë që uji do të ju vie konsumatorëve të Aktashit dhe linjës së rrugës ‘Agim Ramadani’ deri në orën 18:00. Faleminderit për mirëkuptim”, ka thënë zëdhënësja e “KRU Prishtina”, Arjeta Mjeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat