Shqetësuese: Për tre muaj mbi 30 persona kërkuan ndihmë mjekësore nga sulmet e qenve endacakë në Prishtinë

Prishtina

Shqetësuese: Për tre muaj mbi 30 persona kërkuan ndihmë mjekësore nga sulmet e qenve endacakë në Prishtinë

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Natën nuk i ndalin të lehurat. Të rralla nuk i kanë as sulmet ndaj njerëzve si kur bëhet terr ashtu edhe ditën.

Sipas Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës të paktën 33 veta kanë kërkuar ndihmë mjekësore në tre muajt e fundit për shkak të telasheve që ua sollën qentë endacak.

Në komunë thonë që së shpejti nis zbatimi i një projekti që ka synim trajtimin e qenve.

‘Komuna e Prishtinës, e ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e strehimores për qentë endacak, po ashtu edhe trajtimin e tyre por është në pritje të lejes nga Ministria e Ambientit”, tha për Klan Kosovën, Miranda Mullafazliu, zëdhënëse në Komunë.

E në Agjencinë e Veterinës thanë se kanë në plan të bëjnë edhe diçka tjetër pos obligimeve aktuale.

Më herët është thënë se kastrimi është mënyra më e mirë për ta zgjidhur problemin e qenve endacak por nuk është se doli kështu.

Në AUV thanë se që nga maji rreth 300 qen endacak i janë nënshtruar procesit të kastrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat