​Mbahet aksioni simbolik ‘Sy-mshelë në “Paqe'

Prishtina

​Mbahet aksioni simbolik ‘Sy-mshelë në “Paqe'

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 17:47
Foto

Youth Initiative for Human Rights në Kosovë ka organizuar sot një aksion simbolik në sheshin "Nëna Tereza" në Prishtinë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes.

Pjesëmarrësit kanë mbajtur në dorë banerat e krijuara me faktet së kaluarës sonë, të veshur me të zezë (rrobat, maskat), si dhe sytë të mbështjellë me material të zi, duke lënë të kuptohet se ‘jemi - ‘Sy-mshelë në “Paqe”' - që njëherësh është edhe slogani i këtij aksioni simbolik.

Në mënyre indirekte përmes këtij organizimi është kërkuar drejtësi për të kaluarën për një të ardhme në ‘Paqe’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat