“Dojnë me naj marr edhe shkallët”: Shpend Ahmeti tallet me një aksident në Prishtinë

Prishtina

“Dojnë me naj marr edhe shkallët”: Shpend Ahmeti tallet me një aksident në Prishtinë

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 22:36
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, duke gjetur kohë për të bërë shaka me një aksident me veturë, që ndoshta edhe mund të jetë lënduar dikush aty.

Ahmeti ka publikuar një fotografi ku shihet një veturë e cila ka rënë në shkallë, dhe nuk dihet se si ka përfunduar ashtu.

I pari i Prishtinës ka bërë një shkrim aspak të hijshëm.

“Edhe pak shkallët dojnë me naj marr. Ma pak kerre please ( ju lutem)”, ka shkruar Ahmeti krahas fotografisë.

Ndaj këtij shkrimi të Ahmetit ka reaguar edhe faqja “Vrojtuesit e lagjes”, e cila ndihmon Komunën dhe Policinë në identifikimin e personave që shkelin rregullat dhe dëmtojnë rrugët dhe parqet në Prishtinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat