Prishtina sot me 10 raste të reja me Covid-19, ja nga cilat zona vijnë të infektuarit

Prishtina

Prishtina sot me 10 raste të reja me Covid-19, ja nga cilat zona vijnë të infektuarit

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 15:28
Prishtinë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 645 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 48 raste pozitive.

Komuna e Prishtinës, gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 10 raste të reja.

Rastet sipas vendbanimeve nga 8 lokalitete sa numëron kryeqyteti: 7 prej tyre vijnë nga Prishtina dy nga Çagllavica dhe një nga Lebana.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme nga IKSHP, u njoftua se kanë vdekur tre persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat